Përshkimi i detyrave të Departamentit të Prokurimit
Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit- Qendrim Vitija
- organizimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e punëve në Departamentin e Prokurimit;
- zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të prokurimit, në përputhje të plotë me Ligjin për prokurimin dhe me rregullat financiare të aplikueshme në Kosovë;
- përkujdesjen e planifikimit dhe të zbatimit të kërkesave për prokurim, si dhe për dhënien e këshillave të nevojshme sipas kërkesave që paraqiten;
- përcjelljen, kontrollimin dhe zbatimin e përpiktë dhe unik të procedurave ligjore të prokurimit;
- pjesëmarrjen dhe mbikëqyrjen e punës së Komisionit për hapjen e ofertave dhe të Komisionit për vlerësimin e ofertave;
- nënshkrimin e procesverbaleve të punës së komisioneve;
- nënshkrimin e kontratave të prokurimit;
- organizimin e punëve dhe ndarjen e detyrave me zyrtarët e prokurimit;
- koordinimin e aktiviteteve të prokurimit me Agjencinë qendrore të Prokurimit dhe me Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik;
- hartimin e propozim planit vjetor të prokurimeve, sipas kërkesave të njësive organizative;
- mbikëqyrjen e regjistrimit dhe të administrimit të dosjeve të prokurimit në librin e regjistrave nga inicimi deri te lidhja e kontratave, si dhe për futjen e tyre në bazën e të dhënave elektronike;
- ruajtjen e konfidencës së çdo informacioni për operatorët ekonomikë;
- koordinimin e aktiviteteve me Divizionin e Shërbimeve Teknike;
- kryerjen e punëve të tjera nga fushëveprimi i Divizionit
- Bashkëpunimi me departamentet tjera lidhur me hartimin e planit te prokurimit, kërkesa për prokurim,problemeve financiare,logjistikes,vështërsive te ndërmarrjes etj.
- Për punën e tij i përgjigjet KE.