L O A D I N G

Aplikacioni për lokalizim të autobusëve

E-Bus - Aplikacion për lokalizim të autobusëve

Të nderuar qytetarë

Komuna e Prishtinës e ka ofruar për shfrytëzim aplikacionin mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët dhe stacionet afër vend-ndodhjes tuaj.

Aplikacioni shkarkohet lehtë, i thjeshtë për përdorim dhe efektiv.

Pyetjet e zakonshme:

  • Si të shkarkojmë aplikacionin?
    Aplikacionin mund ta shkarkoni duke klikuar mbi  Play Store apo App Store, varësisht se çfarë telefoni mobil posedoni.
  • Çfarë paraqesin ngjyrat e autobusëve që shfaqen me hapje te aplikacionit?
    Autobusët me ngjyrë të verdhë janë në Linjën 1, me ngjyrën e gjelbër janë të Linjes 3, kurse me ngjyre të kaltër janë të Linjës 4.


Sqarim: gjatë ‘’lundrimit’’ në hartën e aplikacionit, nëse klikoni mbi ikonen e autobusit do të shfaqet rrugëtimi apo relacioni i njërës nga tri linjat e qarkullimit të autobusëve të N.P.K. TRAFIKU URBAN, Prishtinë.