Sipas rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prishtinës, ne kemi marrë masa parandaluese ndaj virusit pandemik COVID-19.
Ndër të tjera, sot në QKMF, një grup i stafit te autobusëve ka marrë pjesë në ligjëratën këshilluese/udhëzuese për mbrojtje nga coronavirusi.
E falënderojmë Drejtorinë e Shëndetësisë për këtë organizim dhe në përgjithësi Komunën e Prishtinës për mbështetje të vazhdueshme!