Të nderuar qytetarë,
Me qëllim të lehtësimit te shërbimit dhe qasjes për të gjithë udhëtarët, ju njoftojmë për zgjerimin e orarit të punës në kioskat tona si në vijim:
Kioskat te Komuna dhe te Katedralja
Do te punojnë me orar te rregullt e Hënë – e Shtune 07:00 – 21:00
Gjithashtu do të jenë të hapura edhe ditën e Diele, me orar pune: 08:00 – 16:00
Kioska te Bregu i Diellit
Do te punojnë me orar te rregullt e Hënë – e Premte 07:00 – 21:00
Dhe gjithashtu do të jete e hapur edhe ditën e Shtunë: 07:00 – 14:00
Pauza për orarin e rregullt do të jetë
Pauza paradite (10:00 – 10:30)
Pauza pasdite (17:30 – 18:00)
Shërbimi për bileta për pensionistët tani ofrohet edhe në pikën te Bregu i Diellit, duke u mundësuar pensionistëve qasje më të lehtë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Ne mbetemi të përkushtuar të jemi gjithmonë më afër qytetarëve tanë.
