Kryeshefi Ekzekutiv

Kryeshef Ekzekutiv

Burim Maraj

Burim Maraj i emëruar si Kryeshef Ekzekutiv i N.P.L. “Trafiku Urban” që nga muaji mars i vitit 2023, vjen me mbi 20 vjet përvojë pune në role ekzekutive, menaxhim të operacioneve, negocim, konsulencë dhe udhëheqje, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Z. Maraj ka vijuar tërë nivelet akademike në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, në Londër. Ka përfunduar studimet Master në Biznes Ndërkombëtar, Bachelor në Biznes Ndërkombëtar dhe Ekonomi, si dhe është pajisur me Diplomë të Lartë Kombëtare në Biznes dhe Financë.
Përveç studimeve, në Londër z. Maraj ka patur një eksperiencë pune në udhëheqje të kompanive për më shumë se 10 vite, e që kanë kontribuar në avansimin dhe aftësimin profesional të tij në arenën ndërkombëtare dhe atë vendore.
Angazhimet profesionale, përfshirë atë të fundit si Kryetar i Klubit KB Sigal Prishtina dhe të tjerat si udhëheqës në kompani dhe projekte të ndyshme ndërkombëtare si Banka Botërore, UNDP dhe angazhimi i tij në institucione publike dhe kompani private në pozita udhëheqëse, bëjnë që z. Maraj të ketë një përvojë të dëshmuar në zhvillim dhe zbatim të strategjive efektive, menaxhim të ekipeve, përmirësim të efikasitetit operacional dhe produktivitetit.
Aktualisht, Burim Maraj është Kryeshef në Ndërrmarjen Trafiku Urban, ku ai drejton përpjekjet e kompanisë për të avancuar operimin dhe shërbimet përmes zgjidhjeve të qëndrueshme dhe inovative. Me ekspertizën dhe përvojën e tij, ai është i përkushtuar të ndikojë në sukseset e ndërrmarjes dhe krijoj kushte më të favorëshme pune për të gjithë punëtorët e ndërrmarjes.
Z. Maraj është shtetas i Kosovës dhe i Britanisë së Madhe, i martuar dhe ka dy fëmijë.

Contact Us

Error: Contact form not found.