Wi-Fi Falas

Jam shumë i lumtur që sot, pas një kohe përgatitjeje dhe organizimi, në fund qytetarëve të Prishtinës ua sjellim një risi: mundësinë e shfrytëzimit të internetit pa pagesë në autobusët e Trafikut Urban. Kjo iniciativë është pikërisht për të bërë transportin publik më tërheqës për të gjitha moshat, si një mjet i transportit që mund të zëvendësojë përdorimin e makinave, duke kontribuar kështu në një qytet më të pastër dhe mirëqenie më të mirë ekonomike.
Jemi të përkushtuar për të ofruar bashkëpunim me ndërmarrjet që operojnë në kryeqytet për të krijuar kushte dhe iniciativa të ndryshme me qëllim që transporti publik të bëhet mjeti i tyre i udhëtimit brenda qytetit.
Urojmë që 30 autobusët e rinj ti shtohen flotës së Trafikut Urban, sa më shpejt që është e mundur dhe me 81 autobusë të mund të ofrojmë shërbime edhe më të mira për të gjithë qytetarët e Prishtinës. Jemi në një rrugë të mirë që ky proces të përshpejtohet, pasi është proces që kalon përmes procedurave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
‘TRAFIKU URBAN, PJESË E PËRDITSHMËRISË’

Contact Us

Error: Contact form not found.