Në vazhdën e bashkëpunimeve kësaj radhe Trafikun Urban e vizituan studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të programit të Inxhinierisë Industriale dhe Programit për Komunikacion.
Në sektorin e Mirëmbajtjes studentet u priten nga menaxheri i këtij sektori, të cilët u njoftuan për punën dhe të arriturat, ata panë nga afër organizimin e punëve në servisimin dhe mirëmbajtje të flotës prej 51 autobusëve të prodhuesit IVECO EURO VI.
Në sektorin e Transportit studentet u priten nga menaxheri i këtij sektori, të cilët u njoftuan për menaxhimin e itinerarit të rrjetit të shtatë linjave të Trafikut Urban, ata panë nga afër monitorimin e qarkullimit të autobusëve në kohë reale.
Në përmbyllje të vizitës Trafiku Urban shprehi gatishmëri që të vazhdoj bashkëpunimin me institucionet dhe palët e interesuara.