Vizita e Kryetarit Rama në Trafikun Urban

Në hapësirat e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, mirëpritëm në vizitë Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.
Në fjalën hyrëse, U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të “Trafikut Urban”, z. Qendrim Vitija, e njoftoi Kryetarin Rama lidhur me të arriturat dhe sfidat që kanë shoqëruar ndërmarrjen gjatë këtij viti, si dhe me planet dhe nevojat për të ardhmen.
Kryetari Rama ofroi mbështetje për ndërmarrjen në përgjithësi, veçanërisht në realizimin e projekteve, përmirësimin e shërbimeve dhe kushtet e punës për punëtorët.
Në fund, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, z. Vitija, falënderoi Kryetarin Rama për përkrahjen e dhënë deri më tani, falë së cilës, së bashku me angazhimin e punonjësve, ndërmarrja po ecën në rrugën e duhur.

Contact Us

Error: Contact form not found.