Udhëtarët Ndërurban përfitojnë Biletë Falas për Transportin Urban në Prishtinë!
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, sipas vendimit të datës 17.03.2025 nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet.
Po e theksojmë për qartësi, ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve.
Me biletën tuaj të transportit ndërurban, mund të udhëtoni në të gjitha linjat e transportit publik urban të Komunës së Prishtinës pa pagesë shtesë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
