Trafiku Urban, në mbështetje të një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore dhe muzikore në vend dhe rajon, në bashkëpunim me Festivalin “Sunny Hill” dhe Komunën e Prishtinës, ka organizuar ofrimin falas të shërbimit të transportit publik për të gjithë qytetarët pjesëmarrës në këtë festival.
Ky shërbim do të jetë në funksion gjatë të gjitha ditëve të festivalit, nga data 1 deri më 3 Gusht 2025, me qëllim të lehtësimit të qasjes dhe lëvizjes së qytetarëve drejt dhe nga lokacioni i festivalit.
📍 Pika e nisjes:
Stacioni i Trenit, Prishtinë
🕒 Orari i operimit:
Nga ora 14:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit
🚌 Intervali i qarkullimit:
Autobusët do të jenë në dispozicion në intervale të rregullta, duke siguruar që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të marrin pjesë në festival pa pengesa.
Lusim për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht gjatë orareve të ngarkuara të festivalit. Njëkohësisht, shprehim mirënjohje për përkushtimin e stafit të Trafikut Urban, që do të jetë në shërbim të vazhdueshëm për komoditetin e udhëtarëve.
