“Trafiku Urban” dhe SH.M. “Hoxhë Kadri Prishtina” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për praktikën profesionale të nxënësve

„Trafiku Urban“ dhe SH.M. „Hoxhë Kadri Prishtina“ forcojnë bashkëpunimin për praktikën profesionale
„Trafiku Urban“ dhe Shkolla e Mesme „Hoxhë Kadri Prishtina“ kanë formalizuar sot bashkëpunimin përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje, e cila u krijon nxënësve mundësi për zhvillimin e praktikës profesionale.
Marrëveshja u nënshkrua nga U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të „Trafikut Urban“, z. Qendrim Vitija, dhe drejtoresha e SH.M. „Hoxhë Kadri Prishtina“, znj. Teuta Govori.
Përmes këtij bashkëpunimi, nxënësit do të kenë mundësi të njihen nga afër me funksionimin e një ndërmarrjeje publike, të fitojnë përvojë praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në një mjedis real pune.
U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv, Qendrim Vitija, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve, duke vlerësuar se praktika profesionale është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e arsimit profesional dhe krijimin e urave ndërmjet shkollës dhe tregut të punës.

Contact Us

Error: Contact form not found.