Trafiku Urban dhe KU’ZINA Nënshkruajnë Marrëveshje për Bileta Vjetore me Çmim Preferencial

Trafiku Urban dhe KU’ZINA Nënshkruajnë Marrëveshje për Bileta Vjetore me Çmim Preferencial

 

Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të “Trafikut Urban”, z. Qendrim Vitija, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të ndërmarrjes KU’ZINA, z. Asdren Osaj.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, punonjësit e KU’ZINA janë pajisur me bileta vjetore për shfrytëzimin e transportit publik.
Z. Vitija theksoi se, në bazë të vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit, z. Përparim Rama, është mundësuar ofrimi i biletave vjetore me çmim preferencial prej 120 euro në vit për të gjitha korporatat, institucionet dhe ndërmarrjet publike që kanë mbi 50 të punësuar.
Qëllimi i kësaj iniciative është të nxisë përdorimin e transportit publik, duke kontribuar në zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ngarkesave në komunikacion si dhe krijimin e një qyteti më të përballueshëm dhe të qëndrueshëm.
Ftojmë të gjitha kompanitë dhe institucionet të bashkohen në këtë nismë, për të kontribuar së bashku në zhvillimin e një mjedisi urban më të pastër, më të qasshëm dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.

Contact Us

Error: Contact form not found.