Sot më 11.10.2022, kishim për vizitë përfaqësuesit e KFOR-it Italian. Ky njëherit ishte takimi i dytë, në vazhdën e takimeve të frytshme në mes Kforit dhe TU.
Në takim u bisedua mbi gjendjen aktuale dhe të arriturat që ka pasur ndërmarrja gjatë viteve të fundit si dhe planet për zhvillim afatmesëm ku të arriturat tona u cilësuan si model për transformim në menaxhimin e Transportit Publik.
Në përfundim u pajtuam që shkëmbimi i përvojave në fushën e Transportit Publik të vazhdohen edhe në të ardhmen.
Trafiku Urban është mirënjohës dhe falënderues ndaj tyre për vizitën dhe gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit me Trafikun Urban.