Sot ka filluar qarkullimi i autobusit rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina 2024“

Sot ka filluar qarkullimi i autobusit rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina 2024“, e cila është organizuar për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Me këtë rast, U.D Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Qendrim Vitija, theksoi se ndërmarrja mbështet fushatat e tilla që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve.
“Qëllimi i kësaj fushate është të kontribuojmë në rritjen e vetëdijes për kontrolle të rregullta, me synim parandalimin dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje”, tha z. Vitija.
Autobusi i brenduar do të qarkullojë gjatë gjithë muajit tetor në linjat e Trafikut Urban.

Contact Us

Error: Contact form not found.