Ndërrmarja Publike ‘Trafiku Urban’ Sh.A ka nënshkruar sot kontratën me Kompaninë e Sigurimeve ‘ELSIG’, për sigurime shëndetësore për të gjithë stafin tonë. Me sigurimet shëndetësore, stafi ynë do të ketë mundësinë për të marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm, përfshirë vizitat mjekësore, konsultimet, analizat laboratorike, ilaçet dhe ndihmën mjekësore emergjente. Kjo masë na lejon të kujdesemi për mirëqenien dhe shëndetin e stafit tonë, dhe gjithashtu të kontribuojmë në ndërtimin e një ambienti të punës më të shëndetshëm dhe më të kujdesshëm. Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘Trafiku Urban’, Burim Maraj tha se ky është një hap tejet i rëndësishëm për kompaninë.
“Nuk mund të ketë shërbime të mira për qytetarët nëse ne nuk kujdesemi në radhë të parë për përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët tanë”, tha Maraj.
Ai shtoi se shpreson se me këtë, krijohet një standard i ri dhe që edhe shumë kompani të tjera të ndjekin shembullin tonë.