Njoftim: Riorganizim i Përkohshëm i Linjave 3C dhe 4 të Transportit Publik
Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se, gjatë periudhës së përcaktuar në publikimin zyrtar të Komunës së Prishtinës, do të bëhet ndryshimi i përkohshëm i itinerarit për linjat 3C dhe 4 të transportit publik, si më poshtë:
Linja 3C
Do të qarkullojë në të dy drejtimet (shkuarje dhe ardhje) nga stacioni fillestar në rrugën “C”, përmes rrugëve “Eqrem Çabej”, “Robert Doll” dhe “Luan Haradinaj”, duke vazhduar deri në stacionin përfundimtar në “Sinidoll”.
Linja 4
Nga pika fillestare në “Matiqan”, linja do të qarkullojë deri te rrethi prapa objektit të Komunës së vjetër. Stacioni i përkohshëm për shërbim do të improvizohet në rrugën “UÇK”, në hapësirën mes objektit të Kuvendit dhe Komunës.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!
