Njoftim për bllokime dhe devijime në qarkullim gjatë Maratonës “Prishtina 2025”

Të nderuar udhëtarë,
Ju informojmë se sipas vendimit të Policisë së Kosovës, të Dielen, më 28 shtator 2025, nga ora 09:00 e mëngjesit e deri në përfundim të Maratonës Ndërkombëtare “Prishtina 2025”, do të ketë bllokime dhe devijime të qarkullimit rrugor në disa nga rrugët kryesore të Prishtinës dhe rrethinës.
📍 Për këtë arsye, do të ketë ndryshime në qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban si vijon:
🚫 Do te bllokohen plotësisht gjatë kohës se garës
• Linja 1 (Prishtinë – Fushë Kosovë)
• Linja 1A (Aeroport – Fushë Kosovë – Prishtinë)
🔁 Linjat tjera do të operojnë sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës dhe në përputhje me devijimet e trafikut.
🔄 Linja 7C do të qarkullojë deri tek rrethi i madh per Mitrovice (rrethi tek Dugagjini) per te vazhduar deri tek Rrethi i Gardenit, ku do të kthehet përsëri në drejtim të Kalabrisë.
⚠️ Ju lutemi të keni parasysh se mund të ketë vonesa në orare për shkak të devijimeve të domosdoshme.
🛑 Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju lutemi që të respektoni udhëzimet e autoriteteve policore për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ngjarjes.
Në momentin e përfundimit të garës ne do ju njoftojmë për kthimin e linjave ne itinerarin e rregullt.
Faleminderit për bashkëpunimin!

Contact Us

Error: Contact form not found.