Nderim dhe Mirënjohje për 43 Vite Angazhim: Pensionimi i Z. Abedin Rafuna

“Nderim dhe Mirënjohje për 43 Vite Angazhim: Pensionimi i Z. Abedin Rafuna”
Pas më shumë se 43 vitesh angazhim të palodhur në shërbim të Trafikut Urban, kolegu ynë, z. Abedin Rafuna, punonjës i sektorit të mirëmbajtjes, po fillon një kapitull të ri në jetën e tij — atë të pensionimit.
Me këtë rast, dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen tonë të thellë për gjithë vitet e punës, përkushtimin dhe profesionalizmin që ka dhënë gjatë karrierës së tij. Z. Rafuna ka qenë një pjesë e pazëvendësueshme e suksesit të ndërmarrjes sonë, duke kontribuar çdo ditë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë të transportit.
Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne, z. Abedin, dhe për çdo kontribut që ke lënë gjatë këtyre viteve.
Ne të urojmë një pension të qetë dhe të lumtur!”

Contact Us

Error: Contact form not found.