Me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot në hapësirat e ndërmarrjes mbolli drurin e parë, për të vazhduar me të tjerë në ditët në vazhdim

Me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot në hapësirat e ndërmarrjes mbolli drurin e parë, për të vazhduar me të tjerë në ditët në vazhdim.
Me këtë rast, kryeshefi Maraj u shpreh se kujdesi për mjedisin duhet të jetë pjesë e të menduarit dhe veprimit tonë si dhe detyra jonë e përbashkët që të përmirësojmë kualitetin e ambientit në të cilin jetojmë dhe punojmë.
“Kujdesi për mjedisin është përgjegjësia e përbashkët”, tha ai.
Faza përfundimtare e iniciativës parasheh mbjelljen e fidaneve dhe drunjëve të tjerë në vendet e përzgjedhura për mbjellje në të gjithë hapësirat e ndërmarrjes.
TRAFIKU URBAN PJESË E PËRDITSHMËRISË!

Contact Us

Error: Contact form not found.