Mbrëmje festive me stafin e Trafikut Urban – Një vit i suksesshëm i përmbyllur me mirënjohje
Trafiku Urban organizoi një mbrëmje festive me stafin, për të përmbyllur me mirënjohje dhe frymë pozitive vitin që lamë pas. Gjatë festës, kryeshefi Qëndrim Vitia falënderoi të gjithë të pranishmit për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë vitit.
“Momente nga mbrëmja e fundvitit me stafin e Trafikut Urban! Falënderoj secilin prej jush për pjesëmarrjen dhe për frymën e bashkëpunimit që keni treguar gjatë gjithë vitit. Me angazhimin tuaj, arritëm të përmbyllim një vit të suksesshëm dhe të festojmë si një ekip i fortë dhe i bashkuar. Ju uroj një Vit të Ri të mbushur me gëzime dhe suksese të reja!”, u shpreh U.D Kryeshefi Ekzekutiv Qendrim Vitia.
Mbrëmja u karakterizua nga atmosferë festive, ndjesi falënderimi dhe reflektim mbi arritjet e vitit, duke theksuar rëndësinë e ekipit dhe bashkëpunimit në suksesin e institucionit.































