Kryeshefi Maraj priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë

Kryeshefi Maraj priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë.
Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban“ , Burim Maraj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë.
Fokus i bisedës ishin sfidat dhe të arriturat e ndërmarrjes.
Kryeshefi Maraj theksoi se ndër objektivat kryesore të “Trafikut Urban” është shtimi i linjave të reja, përkatësisht blerja e autobusëve të rinj dhe përmirësimi i shërbimit në përgjithësi.
Po ashtu, Maraj kërkoi mundësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave të stafit të “Trafikut Urban“ dhe serviseve të autorizuara të autobusëve IVECO në Itali.
Përfaqësuesit e KFOR-it italian u shprehën të lumtur për të arriturat e ndërmarrjes dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Contact Us

Error: Contact form not found.