Kryeshefi Maraj priti në takim kryetarin e Prishtinës dhe përfaqësuesit e BERZH-it

Kryeshefi Maraj priti në takim kryetarin e Prishtinës dhe përfaqësuesit e BERZH-it.
Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, ka pritur për vizitë në hapësirat e ndërmarrjes Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it, përfaqësues nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.
Vizita e tyre kishte për qëllim njohjen më të afërt me punën dhe funksionimin e Trafikut Urban si dhe diskutimin e projekteve që priten të realizohen.
Gjatë vizitës, Kryeshefi Maraj njoftoi përfaqësuesit e BERZH-it me aktivitetet e përditshme të ndërmarrjes, duke theksuar sukseset e arritura deri më tani, si dhe sfidat dhe planet për zhvillim në të ardhmen.
Ai përmendi përpjekjet e ndërmarrjes për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët e Prishtinës dhe për të implementuar projekte inovative që do të rrisin efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit të transportit publik.
Po ashtu, Maraj falënderoi përfaqësuesit e BERZH-it për përkrahjen e madhe që kanë ofruar në projektet e ndryshme të Trafikut Urban.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me BERZH-in për realizimin e projekteve që kanë për qëllim modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës.
Kjo vizitë, sipas Maraj, shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me BERZH-in.

Contact Us

Error: Contact form not found.