Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me Telekomin e Kosovës.
Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me Menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi.
Marrëveshja synon të ofrojë shërbime për stafin e “Trafikut Urban”, duke lehtësuar komunikimin.
Kryeshefi Maraj konfirmoi edhe njëherë angazhimin e ndërmarrjes për përmirësimin e shërbimeve për të gjithë punonjësit dhe qytetarët.
Kreshnik Domi, menaxher i shitjes dhe kujdesit në Telekomin e Kosovës, u shpreh se janë të lumtur që kjo marrëveshje do të ndihmojë në lehtësimin e përditshmërisë së punonjësve të ndërmarrjes.