Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshjen me IPKO

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshjen me IPKO Telecommunications sh.p.k, për pajisjen e autobusëve me WiFi, të cilën udhëtarët do të mund ta shfrytëzojnë pa pagesë.
Përveç WiFi marrëveshja përfshin edhe mundësinë e pagesës së biletës nëpërmes SMS-ve.
Kryeshefi Maraj tha se ky është një nga hapat e duhur në epokën e teknologjisë dhe është një shembull konkret i përpjekjes për të përmirësuar kushtet e udhëtimit.
Arianit Duraku, drejtor i shitjes në Ipko u shpreh se janë të përkushtuar që ky projekt të jetë sa më efikas dhe të lehtësojë udhëtimet e qytetarëve të Prishtinës.

Contact Us

Error: Contact form not found.