Kryeshefi Ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me “Gjirafa” INC

Kryeshefi Ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me “Gjirafa” INC
Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshje me udhëheqësen e GjirafaTravel, Erëza Gjikolli, nëpërmjet të cilës bëhet i mundur rezervimi online i biletave për linjën 1A (Linja për Aeroport) për të gjithë udhëtarët.
Tani në platformën GjirafaTravel mund të shihet orari dhe çmimi i biletës dhe kjo biletë të rezervohet online për udhëtim me autobusë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në qendër të qytetit dhe anasjelltas.
Kryeshefi Maraj e vlerësoi këtë marrëveshje si të rëndësishme, duke e potencuar procedurën e lehtë të shfrytëzimit dhe rritjen e përdorimit të kësaj linje për qytetarët dhe bashkatdhetarët.
Ndërsa znj. Gjikolli nga Gjirafa falënderoi Kryeshefin Maraj për bashkëpunimin e ngushtë dhe u shpreh se kjo mundësi e rezervimit elektronik të biletave ofron lehtësi për udhëtarët gjatë shfrytëzimit të transportit publik në linjën përkatëse.

Contact Us

Error: Contact form not found.