Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Trafiku Urban“, Burim Maraj, në intervistën për Kohavisionin

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Trafiku Urban“, Burim Maraj, në intervistën për Kohavisionin, ka folur për të arriturat dhe sfidat e vitit që lam pas si dhe planet për vitin 2024, për ofrimin e shërbimeve sa më të sigurta e cilësore për qytetarët pa dallim.
🚀 Të arriturat e vitit 2023:
✅ Biletën ditore për udhëtim vajtje-ardhje pa limit
✅ Zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve nga 22:00 deri në 00:00
✅ Mundësinë e pagesës së biletës përmes SMS – me dy operatorët telefonikë, Vala dhe Ipko
✅ Sigurimin shëndetësor për punëtorët e TU
✅ Rritjen e pagave për punëtorët e TU
✅ Lëshimin e linjës së re për Kishnicë
✅ Shtrimin e pllakave taktile për personat e verbër
✅ Pagat jubilare për punëtorët e ndërmarrjes që kanë arritur jubilaritetin e punës në “Trafikun Urban“
✅ Rritjen e inkasimeve nga shitja e biletave
🚀 Planet për vitin 2024:
✅ Shtimin e numrit të autobusëve
✅ Pajisjen e autobusëve të “Trafikut Urban” me W-iFi falas
✅ Implementimin e sistemit me zë dhe monitorëve në autobusët tanë, si dhe shenjëzimet adekuate për personat me aftësi të kufizuara
✅ Digjitalizimin e plotë të shërbimeve- pajisjen me biletë në forma të ndryshme duke përfshirë përdorimin e kartelave elektronike, atyre bankare si dhe vendosjen e kiosqeve elektronike
✅ Mundësinë e ofrimit të biletave vjetore për qytetarët (te konsiderohet shpejt)
✅ Arritjen e marrëveshjes “Park and Ride” mes “Trafikut Urban,” “Prishtina Parking” dhe Komunës së Prishtinës
✅ Rritjen e bashkëpunimit me ndërmarrjet e tjera publike të Komunës së Prishtinës
Linku i videos së plotë:

Contact Us

Error: Contact form not found.