Kryeshefi Burim Maraj priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë
Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, priti sot në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë, përkatësisht Shefin e Ekipit Monitorues dhe Ndërlidhës K8, OR8 Corlone Fabio, si dhe përfaqësuesin e Organizatës “Let‘s Do It-Ta pastrojmë Kosovën“, Luan Hasanaj.
Në fokus të diskutimeve ishte aksioni i së shtunës për pastrimin e kryeqytetit “Let’s Do It-Ta Pastrojmë Prishtinën“.
Në përkrahje të këtij aksioni “Trafiku Urban” do të ofrojë shfrytëzimin e dy autobusëve për qarkullimin e vullnetarëve gjatë gjithë ditës.
Kryeshefi Maraj theksoi se ndërmarrja është e përkushtuar në përkrahjen e fushatave të tilla, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Z. Carlone falënderoi kryeshefin Maraj për bashkëpunimin dhe ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aksionin e ditës së shtunë, duke filluar me takimin në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 10:00.