Kryeshefi Burim Maraj priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë

Kryeshefi Burim Maraj priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban“ , Burim Maraj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë.
Fokus i bisedës ishin të arriturat e ndërmarrjes gjatë muajve të fundit dhe planet për të ardhmen e ndërmarrjes.
Në frymën e marrëdhënieve mes dy palëve u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Kryeshefi Maraj theksoi se ndër objektivat kryesore të “Trafikut Urban” është planifikimi i linjave të reja në lagjet e kryeqytetit të cilat nuk janë të mbuluara aktualisht, si dhe digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët.
Duke folur për të arriturat e ndërmarrjes, Maraj tha se ndër më të rëndësishme mbeten pajisja e autobusëve me WiFi falas, blerja e biletës përmes SMS, si dhe sigurimi shëndetësor për punëtorët e ndërmarrjes.
Përfaqësuesit e KFOR-it italian u shprehën të lumtur për të arriturat e ndërmarrjes dhe rikonfirmuan mbështetjen e plotë të tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme në të ardhmen.

Contact Us

Error: Contact form not found.