Kryeshefi Burim Maraj priti në takim përfaqësuesen e Ambasadës Japoneze, Kurimoto Kay

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, priti sot në takim sekretaren e dytë të Ambasadës Japoneze në Kosovë, Kurimoto Kay.
Kryeshefi Maraj e njohu sekretaren Kurimoto me zhvillimet dhe projektet e “Trafikut Urban” dhe potencoi rëndësinë e bashkëpunimit në shumë fusha.
Në këtë takim u diskutua për mbështetjen në projekte të ndryshme, veçanërisht në ato për përmirësimin e infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara.
Sekretarja Kurimoto u interesua për zhvillimet dhe procesin e punës në ndërmarrje, duke premtuar mbështetjen e Ambasadës së Japonisë në të ardhmen.

Contact Us

Error: Contact form not found.