Gjatë punëtorisë së organizuar nga Komuna e Prishtinës në datat 16 dhe 17 korrik, Trafiku Urban së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në kuadër të Sektorit të Mobilitet kanë shqyrtuar menaxhimin e Kontratës PSC, Implementimin e Planit të Mobilitetit, riorganizimin e flotës me autobusët e rinj dhe organizimin e rrjetit të qarkullimit duke përfshirë zonimin dhe krijimin e kushteve për operim të rregullt në Kryeqytet.