APEL PËR PRINDËRIT DHE FËMIJËT!

Të dashur prindër dhe fëmijë,

Me qëllim të ruajtjes së sigurisë së udhëtarëve dhe mbrojtjes së pronës publike, ju drejtohemi me një apel për kujdes dhe përgjegjësi, veçanërisht gjatë festës së Halloween-it.

Me rastin e festës së Halloween-it, ju bëjmë thirrje që të tregoni kujdes dhe përgjegjësi, duke u siguruar që fëmijët të mos hedhin vezë apo gjësende të tjera në drejtim të autobusëve tanë.

Veprime të tilla, përveç dëmtimit të pronës publike, mund të rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë e udhëtarëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Autobusët e “Trafikut Urban” janë pronë e përbashkët dhe shërbejnë për të gjithë qytetarët. Prandaj, apelojmë për kujdes ndaj tyre.

Ju njoftojmë se, në rastet e dëmtimit të autobusëve, ndërmarrja do të shfrytëzojë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe, në bashkëpunim me institucionet kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe trajtimin e rasteve sipas legjislacionit në fuqi.

Siguria e udhëtarëve dhe mbrojtja e pronës publike janë përgjegjësi e përbashkët!

Falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Contact Us

Error: Contact form not found.