Trafiku Urban do të ofrojë transport falas me autobus për të gjithë pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival.
Nisjet nga qendra e Prishtinës drejt hapësirës së festivalit do të fillojnë nga ora 11:40, ndërsa udhëtimet e kthimit drejt qendrës së qytetit do të fillojnë nga ora 01:30.
