Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, bazuar në vendimin e Komunës, duke filluar nga data 01.07.2026, do të hyjë në fuqi ndryshimi i itinerarit të linjës 7C, e cila do të rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm të qarkullimit.
Në bazë të këtij ndryshimi, autobusi i linjës 7C nuk do të vazhdojë më qarkullimin deri te ETC-ja, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët.
Ky ndryshim është ndërmarrë në përputhje me vendimin e Komunës dhe synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të linjës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për të gjithë udhëtarët.
Ftojmë të gjithë udhëtarët që ta kenë parasysh këtë ndryshim gjatë planifikimit të udhëtimeve të tyre dhe të informohen me itinerarin e ri.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin, besimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

