Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, priti Drejtorin Gjeneral të Kompanisë së Transportit Publik “Autotrolej“ Robert Mrvčić.

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, priti në hapësirat e ndërmarrjes Drejtorin Gjeneral të Kompanisë së Transportit Publik “Autotrolej“ të Rijekës, Robert Mrvčić.
Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës duke shkëmbyer ide dhe praktika në funksion të përmirësimit të sistemeve të transportit publik.
Duke e falënderuar z. Mrvčić, kryeshefi Maraj tha se takimet ndërmjet dy palëve duhet të jenë pikënisja nga ku gjejmë mënyrat më të mira të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.
Palët u pajtuan se ky takim i kontribuon qëllimit të dyanshëm për angazhim sa më të gjerë në drejtim të interesave të përbashkëta.

Contact Us

Error: Contact form not found.