Shtrimi i pllakave taktile (pllaka për orientim të personave të verbër)

Kemi përfunduar shtrimin e pllakave taktile (pllaka për orientim të personave të verbër), në hapësirat e objektit të “Trafikut Urban”.
Ky është vetëm një hap drejt qëllimit tonë për të siguruar kushte të barabarta për të gjithë punëtorët tanë.
Angazhimi ynë nuk ndalet këtu.
Ne vazhdojmë të punojmë për të ofruar shërbime adekuate jo vetëm për punëtorët e ndërmarrjes, por edhe për të gjithë ata që shfrytëzojnë shërbimet e “Trafikut Urban”.
Kujdesi ndaj punëtorëve dhe udhëtarëve është dhe do të mbetet kryefjala e angazhimit tonë.
Faleminderit Premtim Fazliut nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, dhe LDS Charity për mbështetjen financiare të këtij projekti.

Contact Us

Error: Contact form not found.