Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi sot marrëveshjen me operatorin telefonik Vala

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi sot marrëveshjen me operatorin telefonik Vala, me të cilën tash e tutje qytetarët mund të pajisen me bileta nëpërmes SMS-ve. Ky është një hap i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për udhëtarët.
Kryeshefi Maraj e konsideroi këtë marrëveshje si arritje të rëndësishme, e cila sipas tij mundëson një shërbim më efikas për qytetarët e Prishtinës. Kryeshefi Maraj falënderoi përfaqësuesit e Valës për bashkëpunimin dhe besimin e tyre në këtë projekt.
Në anën tjetër përfaqësuesit e operatorit Vala u shprehën të gatshëm që me ndërmarrjen “Trafiku Urban”, të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.
Avni Tafilaj, Drejtor i Marketingut, Shitjes dhe Kujdesit me Konsumatorë në Telekomin e Kosovës Sh.A, tha se fokusi i tyre është pa dyshim tek qytetarët, dhe janë të lumtur që ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht udhëtarëve të “Trafikut Urban”.

Contact Us

Error: Contact form not found.