Kryeshefi Maraj priti në takim Kryeshefin e NPB-së, Arton Berisha

Kryeshefi i ndërmarrjes “Trafiku Urban“, Burim Maraj, ka pritur sot në takim pune Kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha.
Në takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin midis ndërmarrjeve respektive, në funksion të realizimit të projekteve që kanë për synim përmirësimin e kushteve të punës, por edhe të shërbimeve për qytetarët.
Udhëheqësit e dy ndërmarrjeve u dakorduan për nevojën e angazhimeve të përbashkëta me qëllim të krijimit të kushteve më të mira në hapësirat e “Trafikut Urban”, por edhe të bashkëpunimit në segmente të tjera të punës.

Contact Us

Error: Contact form not found.