Kryeshefi Maraj për Ekonomia Online: 30 autobusë të rinj dhe bileta digjitale

Kryeshefi i “Trafiku Urban“, Burim Maraj, ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ekonomiaonline”, në të cilën ka folur për sukseset qe ndërmarrja “Trafiku Urban” ka shënuar muajt e fundit.
Kryeshefi Maraj ka thënë se rreth 6 milionë e 300 mijë udhëtarë kanë përdorur autobusët e “Trafikut Urban” në gjashtë muajt që lam pas.
E gjithë ky frekuentim i autobusëve, sipas Marajt, ka ardhur si rezultat i përdorimit të biletës ditore me çmim 0.80 euro.
Krahas këtyre suksesve të ndërrmarrjes ai ka thënë se janë të përkushtuar në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.
Ai ka rikujtuar se ndërmarrjes do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj dhe se është duke u punuar në sistemin digjital të biletave, si lehtësi për të gjithë ata që duan të shfrytëzojnë shërbimet e “Trafikut Urban” dhe të blejnë biletë, qoftë mujore, qoftë vjetore.
Maraj ka thënë se janë të përkushtuar për t’iu ofruar sa me shumë mundësi qytetarëve të Prishtinës, duke mos përjashtuar as përfshirjen e zonave rurale në të ardhmen.
“Po punohet çdo ditë në mënyrë që qytetarët të përdorin sa më shumë transportin publik, përkatësisht autobusët e ‘Trafikut Urban'”, ka thënë Kryeshefi Maraj.

Contact Us

Error: Contact form not found.