Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot priti në hapësirat e ndërmarrjes, pjesëmarrësit e Green Mobility Summer School të organizuar për herë të parë në Prishtinë nga Transport Comunity organizatë e përfaqësuar nga Komisioni Evropian.
Vizitorët u njoftuan për mënyrën e funksionimit të ndërmarrjes, me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më të mirë.
Gjatë takimit, kryeshefi Maraj i informoi ata për reformat e ndryshme që janë ndërmarrë për përmirësimin e shërbimit.
Maraj theksoi se takime të tilla dhe shkëmbimi i përvojave na ndihmojnë në tejkalimin e sfidave të përditshme me të cilat mund të përballet transporti publik.
Vizitorët qëndruan dhe u njoftuan me hapësirat dhe procedurat ku punëtorët e mirëmbajtjes punojnë pa ndërprerje për të siguruar që autobusët të jenë në gjendje të mirë teknike.