Kryeshefi Maraj priti në takim kryetarin e studentëve me aftësi të kufizuara të Kosovës, Leonor Berisha

Kryeshef Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, priti në takim kryetarin e studentëve me aftësi të kufizuara të Kosovës, njëherit drejtor ekzekutiv në organizatën “Handicap Students of Kosovo,” Leonor Berisha, dhe anëtaren e kësaj organizate, Leontina Kastrati.
Në këtë takim, kryeshefi Maraj njoftoi kryetarin Berisha me projektet që janë kryer për të përmirësuar qasjen e punëtorëve me aftësi të kufizuara dhe planet për ofrimin e shërbimeve të përshtatshme për udhëtarët në këtë kategori shoqërore.
Maraj deklaroi se brenda vitit 2024 do të realizohet instalimi i sistemit akustik në autobusët e Trafikut Urban.
Kryetari i studentëve me aftësi të kufizuara, Leonor Berisha, falënderoi kryeshefin Maraj për mikpritjen dhe propozoi që në autobusët e Trafikut Urban të ketë vende të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara pranë dyerve të autobusëve.
Kryeshefi Maraj konfirmoi edhe njëherë angazhimin e “Trafikut Urban” për përmirësimin e infrastrukturës për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara.

Contact Us

Error: Contact form not found.