Sot, autobusët e Trafikut Urban u shndërruan në një hapësirë sensibilizimi për një çështje të rëndësishme shëndetësore dhe një temë që meriton vëmendjen e të gjithëve, parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Përmes këtij aktiviteti, u përcoll një thirrje e qartë për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, kontrolleve të rregullta
dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Kanceri i gjirit mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta te gratë, por mund të prekë edhe burrat. Kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi në kohë mund të bëjnë një ndryshim të madh në trajtim dhe në mundësinë për shërim.
Prandaj, mos e shtyni kontrollin dhe mos e lini shëndetin pas dore. Një kontroll në kohë mund të shpëtojë një jetë.
Trafiku Urban i kushton rëndësi edhe rolit që ka në komunitet, përtej ofrimit të shërbimit të transportit publik. Përmes nismave të tilla, synojmë të kontribuojmë në përcjelljen e mesazheve që kanë rëndësi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.


