Ndërmarrja „Trafiku Urban“ po përmbyll një vit të shënuar me sfida të shumta, por edhe me arritje të rëndësishme.
Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhshme të punonjësve, gjatë këtij viti janë realizuar përmirësime të ndjeshme në disa fusha kyçe, përfshirë përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët, rritjen e vlerës së shujtës ditore që u paguhet punonjësve, si dhe përmirësimin e gjendjes teknike të autobusëve dhe ngritjen e përgjithshme të cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Edhe pse gjatë vitit u përballëm me sfida dhe protesta, falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët të të gjithë akterëve, situata u tejkaluan brenda një afati të shkurtër, duke mundësuar vazhdimin e rregullt dhe të pandërprerë të shërbimeve për qytetarët.
Si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit, ndërmarrja „Trafiku Urban“ ka shpërblyer punëtorët me nga 200 euro shtesë me rastin e festave të fundvitit.
Në vitin e ardhshëm, ndërmarrja „Trafiku Urban“ planifikon përmirësime edhe më të mëdha në kushtet e punës për punonjësit, përmirësimin e mirëqenies së tyre, si dhe rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimeve, lehtësimin e qasjes për qytetarët dhe zhvillimin e projekteve që synojnë modernizimin dhe efikasitetin e transportit urban.
Trafiku Urban ju uron Vitin e Ri, me shëndet, suksese dhe mirëqenie për të gjithë punëtorët dhe qytetarët!
Urime Viti i Ri 2026!
Trafiku Urban
Në fund ju njoftojmë se:
Autobusët do të operojnë me orar të festave dhe vikendeve.
1 dhe 2 janar – Të gjitha kioskat e Trafikut Urban do të jenë të mbyllura.
3 dhe 4 janar – Do të punojnë vetëm kioskat te Komuna dhe Katedralja me orar 08:00-16:00.
