Njomza Ismajli – Anëtare e Bordit të Drejtorëve

Njomza Hoxha Ismaili është eksperte me mbi 18 vite përvojë në sektorin financiar dhe te sigurimeve, me theks të veçantë në menaxhimin e riskut, planifikimin financiar dhe menaxhimin e aseteve. Aktualisht, ajo mban pozitën e Zyrtares së Lartë të Riskut-CRO në një kompani të sigurimeve. Njomza ka shërbyer afër një dekadë si Udhëheqëse e Departamentit të Thesarit në sektorin bankar, ku ka qenë përgjegjëse për menaxhimin e likuiditetit, investimeve dhe raportimit financiare. Gjatë kësaj kohe, ajo ka luajtur rol kyç në vendimmarrje strategjike dhe në hartimin e planeve afatgjata të qëndrueshmërisë financiare.

 

Ajo është emëruar si Anëtare e Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban të Prishtinës, ku kontribuon me përvojën e saj për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin strategjik të ndërmarrjes.

 

Njomza ka studiuar në fushën e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe është gjithashtu e njohur për angazhimin e saj në çështje të etikës profesionale, qeverisjes së mirë dhe integritetit institucional.

Contact Us

Error: Contact form not found.