HISTORIA E NDËRMARJES "TRAFIKU URBAN"

Historiku i ndërmarjes Trafikut Urban ndër vite

Kalimi i ndërmarjes ndër vite të shumta !

N.P.K. “Trafiku Urban” është themeluar më 01.04.1976, në mënyrë të organizuar nga Komuna e Prishtinës, si Ndërmarrje Publike Komunale (N.P.K.), me qëllim që t’iu ofrojmë qytetarëve një shërbim të denjë, duke u integruar në një sistem i cili synon drejt aspiratave të BE-së.

Objektivi ynë është bashkëpunimi i mirëfillt me bashkëpunëtorët tonë, duke ofruar shërbime të mirëfillta qytetarëve të Prishtinës. Ndërmarrja do të punojë në arritjen e këtij objektivi.

Bazuar në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-111 të datës 20.04.2012 të Ligjit mbi Ndërrmarrjet Publike Komunale me nr. 03/L-087 “Trafiku Urban” është regjistruar si Ndërmarrje Publike Komunale SHA në Prishtinë.

HISTORIA E NDËRMARJES E PARAQITUR NË TRUNG

Më posht janë të shfaqura disa nga momentet kryesore që ka kaluar ndërmarja Trafiku Urban ndër vite të shumta.

1975 E KALUARA
1976

Themelimi i Ndërmarrjes

Me datën 01.04.1976 në Prishtinë, me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-111 “Trafiku Urban” është emertuar si Ndërmarrje Publike Lokale.

2000

Ri-ativizimi i Ndërmarrjes

Pas luftës së vitit 1999 Ndërmarrja është regjistruar si subjekt afarist pranë administratës së përkohshme të OKB-së me datën 22.06.2000

2015

Zhvillimi i Vizionit

Transporti i urdhëtarëve në linjat që disponjojmë dhe të ofrojmë shërbime sa më cilësore për udhëtarët, çdo herë duke e rritur përformancën dhe duke ndjekur teknologjinë bashkohore.

2016

Pranimi i kërkesave për avancim

Pranimi i disa nga kërkesat e parashtrua nga ndërmarja organeve kompentete të Republikës së kosovës dhe një kohësisht pranimim i 51 autobusëve të rinj që do te ket lehtësime dhe përfitime për qytetarin e Republikës së Kosovës .

2017

Planet Strategjike

Misioni dhe përqëndrimi ynë strategjik, për zhvillim dhe lehtësim është i koncentruar në zhvillim të suksesshëm, sistem të integruar dhe të digjitalizuar.

E TASHMJA

PËRQËNDRIMI YNË STRATEGJIK

support Ky planifikim strategjik është i bazuar në planin paraprak dhe zhvillimet aktuale (kredia për blerjen e 51 autobusëve), te nxjerrura nga Drejtori Financiar Ramush Sadiku dhe Kryeshefi ekzekutiv Halil Mustafa. Objektivë e kësaj strategjie është që ta krijojmë një system të integruar të Trafikut Urban, duke iu ofruar qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, shërbime adekuate, duke ia bërë kështu jetën më të lehtë.

Përgjegjës për implementimin e strategjisë është Kryeshefi Ekzekutiv, i cili gjatë mandatit të tij do t’i realizojë objektivat që ka kjo organizatë, me të cilat do të mundohemi të arrijmë qëllimin, që Trafiku Urban e ka ndër vite. Cdo vit do të shqyrtohet progresi i arritur në zbatimin e planit, me c’rast do të bëhen përshtatjet e nevojshme, në mënyrë që të sigurohen rezultatet e planifikuara, duke iu krijuar hapësirë për të ndikuar drejt realizimit të misionit tonë.

Përcaktimi i qëllimeve dhe ativiteteve përkatëse për realizimin e tyre:
• Organizimi – koordinimi i resurseve njerëzore dhe materiale, për realizimin e qëllimeve të parashtruara,
• Mënyra me të cilën menaxherët ndikojnë te stafi i tyre për sigurimin e kryerjes së aktiviteteve kryesore,
• Kontrolli – identifikimi dhe korrigjimi i devijimeve nga qëllimet e planifikuara: kontrolli përmes buxhetit; krahasimi i rezultateve aktuale me ato buxhetore në mënyrë që të sigurohet me anë të veprimit individual; krahasimi i rezultateve të arritura me ato të planifikuara; ndërmarrja e aksioneve të nevojshme në sferat ku dallimet janë të mëdha, duke bërë krahasime prej një periudhe në tjetrën.

SIPER